83 aksidente dhe mbi 2,600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Foto nga arkiva

09:13 | 29 Korrik 2026
H.E

83 aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, 58 prej aksidenteve kanë përfunduar me dëme materiale, ndërsa në 25 raste ka pasur persona të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2,693 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjithashtu, janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale