Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 23,823.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,051 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID, ndërsa të shtunën kanë hyrë në fuqi./arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë