Është arrestuar një person në Prishtinë për shkak se kishte ngacmuar një grua me të cilën kishte qenë më herët në lidhje dashurie, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me veprimet që kishte bërë i dyshuari ndaj viktimës duke i shkuar nga mbrapa kishte ngjallur shqetësime tek viktima.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 14.09.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar duke i shkuar prapa viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Me veprimet që i kishte bërë i dyshuari tek viktima kishte ngjallur shqetësim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...