Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është deklaruar pas humbjeve në zgjedhjet lokale përmes një videoje u është drejtuar qytetarëve, aktivistëve dhe mbështetësve të tij.
“Ju falenderoj të gjithëve prej zemrës për dashurinë, besimin, mbështetjen dhe angazhimin tuaj gjatë kësaj fushate. Ju keni qenë frymëzimi im më i madh – faleminderit për gjithçka,” tha Ismaili.
Ai theksoi se fushata e tij ka qenë ndryshe nga të tjerat, e ndërtuar me respekt, me vlera dhe me dashuri të madhe për Prishtinën.
“Edhe pse jemi rritur gjithandej dhe jemi partia e dytë në Asamble, ky nuk është rezultati për të cilin kemi shpresuar, por prapë jam shumë krenar për punën ekipore dhe frymën pozitive që kemi përfaqësuar në qytet. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Shihemi në Prishtinë,” përfundoi ai./Arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...