Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit.
Në një postim në Facebook, Sveçla tha se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të sigurta në botë sipas Raportit Global të Sigurisë 2025 të Institutit Amerikan Gallup.
“Siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës. Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë. Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë. Si ministër i brendshëm përfitoj nga rasti të falenderoj çdo pjesëtar të strukturave të sigurisë për përgjegjësinë e lartë dhe çdo qytetar për kontributin e përditshëm. Çdo sukses është për ne vetëm një shtysë e re për më shumë punë e përkushtim.”, tha ai./Arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia