Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Në këtë takim ministri Maqedonci diskutoi për situatën e sigurisë në vend, stabilitetin dhe sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë që është sfiduese për sigurinë, si dhe e informoi ambasadorin Rudolpf për kapacitetet aktuale të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Maqedonci duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, theksoi dhe besimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me ambasadorin Rudolph në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...