I dërguar i Posaçëm për Misione të Posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar, shkruan Arbresh.info.
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë. Sidoqoftë, ky hap i madh është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.”, ka shkruar ai në “X”.
Grenell ka vlerësuar se evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit.
“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, tha ai duke përmendur edhe ish prokurorin Jack Smith./Arbresh.info/
I wish all my friends in #Kosovo a joyous and safe celebration on the 17th anniversary of their independence.
However, this milestone is overshadowed by a grave injustice. The founding father of Kosovo’s statehood, President Hashim Thaçi, should be celebrating today in Pristina…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 17, 2025
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...