Sot në orën 09:30 do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe tre të tjerëve: Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me akuzat për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Në seancë po mungon ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.
Ajo në këtë seancë po përfaqësohet vetëm nga avokati i saj Florent Latifaj.
Gjykatësi i rastit deklaroi se, për shkak të mungesës së kushteve ligjore dhe mungesës së të akuzuarës Rozeta Hajdari, seanca e sotme e shqyrtimit fillestar nuk mund të mbahet.
Seanca e radhës u caktua për 13 janar, në orën 09:30.
Gjithashtu, gjykatësi ia la obligim avokatit Florent Latifaj që ta njoftojë të akuzuarën për datën e seancës së ardhshme./Arbresh.info
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C