Dhjetëra aksidente në trafik për çdo ditë po shkaktohen në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 79 aksidente në trafik.
27 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 52 me dëme material.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka shqiptuar 720 gjoba.
Ndërsa, ka shqiptuar edhe 759 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.
Kujtojmë që vit pas viti në Kosovë shkaktohen mijëra aksidente në trafik.
Shumë prej këtyre aksidenteve përfundojnë edhe me fatalitet.
Ndërsa, shkaktarët e aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit./Express/
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri