Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

10:31 | 13 Prill 2026
E.G

Një vjedhje është raportuar në fshatin Mirash të Ferizajt.

Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një xhami, duke hapur derën dhe më pas kanë vjedhur arkën e bamirësisë.

Përveç vjedhjes, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë së objektit.

Në raportin e policisë bëhët e ditur se vlera e dëmit të shkaktuar, përfshirë arkën dhe pajisjet e kamerave, kap shumën rreth 170 euro.

“Fsh. Mirash, Ferizaj 12.04.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë derën e Xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar (arka dhe kamerat me pajisje) është rreth 170 euro. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info