Këtë javë ka nisur edhe zyrtarisht afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në kuadër të kësaj kanë nisur të qarkullojnë edhe informacione për disa koalicione.
Së fundmi është raportuar se NISMA Socialdemokrate pritet të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Por një gjë të tillë e ka mohuar kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.
Në një prononcim për Telegrafin, Limaj bëri të ditur se është në diskutime me LDK-në.
“Jemi në bisedime me LDK-në, sa i përket PDK-së nuk kemi pas ftesë dhe rrjedhimisht nuk ka ndodh asnjë takim”, tha Limaj.
Ndryshe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë ditë më parë se janë të hapur që të bashkëpunojnë me Nismën, mirëpo duke e përfshirë Limajn dhe bashkëpartiakët e tij në listë të kandidatëve për deputetë të LDK-së.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s