Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Në një postim në Facebook, ai tha se Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot, shkruan Arbresh.info.
“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye. Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë.”, u shpreh ai.
Haradinaj mes të tjerash tha se rritja e pagave për policët nuk është vetëm kërkesë por detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale
“Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.”, theksoi ai./Arbresh.info/
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona mbrëmë në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me kërkesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përcjell Arbresh.info
Në komunikatë thuhet se njëri nga të arrestuarit ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...