Një 63 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Romajë të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Sot, më 14.09.2025 rreth orës 09:00, në fshatin Romaj – Prizren, është raportuar një rast i sulmit fizik me mjet të fortë (sëpatë), ku i dyshuari (Sh.U., 63 vjeçar) ka sulmuar vëllain e tij (R.U., 72 vjeçar). Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik”, tha Bytyqi.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...