Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të adresohen kërkesat e veteranëve të UÇK-së pas rinisjes së seancës së Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Ai ka kërkuar që seanca të ndërpritet dhe të ftohen përfaqësuesit e veteranëve për konsultim.
“Ne po mundohemi të jemi konstruktiv, ju kemi kërkuar juve që të mos ballafaqohemi dhe të mos jenë veteranët një kategori që të përplasemi në kuvendin e Kosovës. Të filloni një dialog ta gjejmë një zgjidhje. Ne kemi vazhdimësi protesta të veteranëve duke e kërkuar një të drejtë të tyre. Prandaj sot po kërkojmë sqarim, sot në respekt të atyre njerëzve ta ndërpremë këtë seancë të mblidhet komisioni për Buxhet dhe Financa, dhe të ofrohen edhe përfaqësuesit e organizatave veteranëve dhe të filloj dialogu e të gjejnë kompromis për këtë kategori”, tha Tahiri./arbresh.info/
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00