Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK( dhe e ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci ka njoftuar se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.
Përmes një postimi në “Facebook”, Koci ka njoftuar se nga Specialja është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Kocit.
Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,
Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem…Posted by Gani Koci on Thursday, February 25, 2021
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...