Një person është arrestuar dje në Komoran pasi në furgonin e tij ndodheshin 16 migrantë shtetas të Sirisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, nga ta janë sekuestruar para, dy telefona celular si dhe furgoni.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.
“Komoran, Prishtinë /15.10.2023-20:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin me targa vendore, ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...