Një 34 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës sot në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë të Prizrenit kishte rënë në kontak me rrymën elektrike.
“Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore.Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke.”, tha ai.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s.”, shtoi ai.
Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit është inicuar rast.
Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.
“Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë .”, tha ai.
Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren./Arbresh.info/
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri