Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka demantuar lajmin se ministri i këtij dikasteri, Ejup Maqedonci ka dërguar letër tek kryeministri Albin Kurti përmes së cilës gjoja ministri thekson se refuzon të nënshkruaj kontratën e furnizimit me ushqim me operatorin e ri ekonomik.
Sipas njoftimit, tenderi është anuluar pasi njëri nga grupi i operatorëvë të shpallur fitues, ka dërguar kërkesë për anulim të tenderit.
“Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e datës 11 tetor, tenderi është anuluar, për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ka dërguar dhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit. Kjo pasiguri ligjore e prodhuar me këtë rast ka bërë që ministri Maqedonci të mos e nënshkruaj kontratën, e që rrjedhimisht një tender i tillë i panënshkruar nuk prodhon asnjë pasojë juridike apo financiare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje thuhet se “Mosvazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi”, shkruan Arbresh.info.
“Pavarësisht asaj që po tentohet të paraqitet në publik përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, ritheksojmë se ministria e mbrojtjes për herë të parë ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake. Gjersa çdo kazermë aktualisht ka të angazhuar kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore, me datën 10 tetor në web faqen e ministrisë së mbrojtjes është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinerëve. Me pranimin e personelit prej 106 personash kjo problematik do t’i përkas së kaluarës.”
E krejt në fund Ministria e Mbrojtjes tha se pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor./Arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit