Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se beson se në sistemin aktual zgjedhor të Kosovës duhet të ketë bashkëqeverisje, dhe për këtë ai tha se argumenti më i mirë është udhëheqja njëpartiake e Lëvizjes Vetëvendosje.
”Nuk besoj se ndonjëherë do të përsëritet një mundësi për një qeveri njëpartiake siç e ka kjo qeveri aktuale dhe në moment të tilla marrëveshjet e bashkëqeverisjes të koalicioneve janë të nevojshme dhe të domosdoshme, unë i konsideroj edhe të dobishme të them të drejtën për shkak të këtij karakteri të demokracisë”, tha Krasniqi.
I pyetur mbi mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, Krasniqi tha se nuk është koha për të diskutuar për koalicione, megjithatë ai shtoi se nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me këtë subjekt.
”Partia Demokratike e Kosovës në karakterin e vet dhe në trashëgiminë tonë nuk e ka pasur asnjëherë qëndrimin përjashtues në kuptimin e atij togfjalëshit të famshëm të vijave të kuqe, ne kurrë s’kemi pasur vija të kuqe për askënd, vija të kuqe PDK-ja s’ka vendosë kurrë, krejt tjerët kanë vendosur vija ndaj nesh dhe krejt pastaj i kanë fshi ato vija dhe kanë ardhur pastaj me neve dhe mendoj se është pyetje më shumë për ata që kanë vendosë vija e nuk i kanë mbajtë. A shoh mundësi me qeverisë me Vetëvendosjen? Të them të drejtën jo, sepse kemi dallime aq të mëdha sa që e shoh të pamundshme me ra dakord për çfarëdo programi të përbashkët qeverisës”, tha Krasniqi.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit