Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për herë të pestë për të vazhduar seancën konstituive.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, shkruan Arbresh.info.
Ashtu, si edhe herët e kaluara ekziston mundësia e dështimit.
Por çka nëse dështon edhe njëherë.
Violeta Haxholli nga KDI në një përgjigje për Arbresh.info tha se në rast të dështimit, seanca duhet të përsëritet pas 48 orëve dhe se e drejta për propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë.
E pyetur për mundësinë e zgjedhjeve, ajo tha se zgjedhjet nuk mund të bëhen pa konstituimin e Kuvendit.
Ndryshe, Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.
Sapo nisi seanca të hënën pasdite, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ftoi Lëvizjen Vetëvendosje ta propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit si parti fituese.
Por, deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të arsyeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Partitë opozitare në deklarimet e tyre për media kanë kërkuar që VV ka ndryshojë kandidatin.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do ta votojnë raportin e Komisionit dhe tha se si AAK do të votonin pro kryetarit të Kuvendit nëse propozohen njëra prej dy deputetetëve të zgjedhura të Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi.
“Nëse LVV-ja do të kishte kandidate për kryeparlamentare, Saranda Bogujecvin apo Shqipe Selimin, AAK-ja do t’i votonte”, tha ai.
Edhe PDK ka kërkuar që LVV ta ndërrojë kandidatin.
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike ka thënë se LDK-ja do të votojë nesër kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të insistojë në propozimin e saj që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare./Arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...