I dyshuari për therjen e të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefi i Sektorit të Informimit Publik në FSK, Vëllazërim Qerimi.
Ai tha se FSK do të ndërmerr masat e nevojshme bazuar në ligj.
“Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi”, tha Qerimi.
Si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda.
Ajo u dërgua për trajtim në QKUK, e sot nga ky institucion shëndetësor dhanë detaje rreth gjendjes së saj.
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...
Ivanka Trump vijon qëndrimin në Vlorë, viziton zonën e Zvërn...
Chelsea vendos një çmim për yllin kryesor dhe zgjedh një zëv...
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton me 8...
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t’i shqyrtojë...