Policia e Kosovës ka arrestyar një grua në Prishtinë nën dyshimin se e njëjta njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë euro.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
“KEQPËRDORIM I BESIMIT Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh. /Arbresh.info/
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...