Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 07-13/08/2023 ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”, njofton Policia, përcjell Arbresh.info.
Sipas tyre, realizimi i këtyre urdhëresave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Tutje, Policia e këtij rajoni u kanë bërë ftesë qytetarëve për bashkëpunim .
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...