54 afganë që ishin strehuar përkohësisht në Kosovë sot janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Kjo është bërë e ditur gjatë takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, përmes një njoftimin e Qeverisë së Kosovës, ku tregohet shkruan arbresh.info.
I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-ve, Giacobbe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë.
“Falë këtij bashkëpunimi, sot në mëngjes edhe 54 qytetarë afganë që kishin gjetë strehim të përkohshëm në Kosovë tashmë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar jetën e tyre të re”, thuhet në njoftimin e qeverisë./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...