Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 30 prill 2026, rreth orës 15:50, ndërsa viktima është një mashkull kosovar rreth 51 vjeç.
“Më datën 30 prill 2026, rreth orës 15:50 është raportuar se një mashkull kosovar, rreth moshës 51 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë, Malishevë. Të gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje po ashtu dhe personeli mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, ka konfirmuar zyrtarja për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...