Komuna e Prishtinës në qershor të këtij viti ka bërë të ditur se do t’i subvencionojë me nga 50 euro të gjithë qytetarët e kësaj komune që dëshirojnë të adoptojnë një qen endacak.
Por, qytetarët po thonë se kjo shumë është e pamjaftueshme.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka pyetura qytetarët nëse kanë vendosur ende të adoptojnë një qenë dhe a mjaftojnë këto mjete prej 50 euro që të mbahet një qen.
“50 euro janë pak, qeni shpenzon sa një njeri. Por kur kam jetuar në fshat kam pasur qen por tash nuk kam vend”, u shpreh një qytetar.
Një tjetër thotë se do e adoptonte një qen për 50 euro, mirëpo, sipas tij, një strehimore do ishte një zgjidhje më efektive.
“Po unë e kisha adoptuar një qenë për 50 euro, sepse kur po dalim po na kafshojnë, po na ngacmojnë, nuk po mundemi me dal prej tyre. Po edhe një strehimore me u ndërtu është një vendim i duhur, sepse në lagjen ku jetoj unë s’ke sesi të kalosh nga ta”, thotë ai.
Ka edhe të tjerë që vendimin e Komunës për ndarjen e 50 eurove në muaj për ata që adoptojnë qentë endacak e shohin të paarsyeshme.
Sipas tyre, njeriu ka më shumë vlera se një kafshë.
“Unë nuk mendoj që është e arsyeshme për shkak se njeriu ka më shumë vlera se një kafshë. Por unë nuk do e kisha adoptuar një qen për 50 euro sepse nuk është pastërti. Po që një iniciativë më e mirë është që të ndërtohet një kopsht zoologjik’’, përfundon ai./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...