Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e platformës “Koha për Prishtinën”, duke u ndalur këtë herë në lagjet Emshir, Hajvali dhe Matiqan.
Në këto bashkëbisedime me qytetarët, Ismaili ka theksuar se një nga prioritetet e tij kryesore është zhbllokimi i trafikut në kryeqytet, i cili prej vitesh është bërë problemi më i madh i përditshëm për banorët.
“Do ta zhbllokojmë trafikun brenda 18 muajsh me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë dhe 5 parkingje ‘Park & Ride’ në hyrjet e qytetit,” tha ai, duke e cilësuar këtë plan si hapin e parë drejt një Prishtine funksionale.
Ismaili shtoi se angazhimi i qytetarëve në terren dhe përmes platformës www.kohaperprishtinen.com është forca që po i jep energji kësaj fushate dhe është garanci për realizimin e këtyre zgjidhjeve.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Vazhduam takimet me vullnetarë në Emshir, Hajvali dhe Matiqan. Do ta zhbllokojmë trafikun brenda 18 muajsh me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë, dhe 5 parkingje ‘Park & Ride’ në hyrjet e qytetit!”
“Nuk kemi nevojë për një luftë të re”/ Kallas i kërkon SHBA ...
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...