Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Ramush Haradinaj, ka uruar Kosovën me rastin e pesë vjetorit të krijimit të ushtrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky përvjetor e gjen Kosovën të gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit.
Sipas, Hardainaj 14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë e vet, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me ShBA dhe NATO.
Tutje, ai është shprehur mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kosovë, urime 5-vjetorin e Ushtrisë!. Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria. Mirënjohës për jetë ShBA dhe Sekretarit Mattis!”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit