Kryeministri i Kosovës Albinë Kurti, në adresimin e tij përball deputetëve, në seancën solemne në nder të 23 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë tha se ndërhyrja e NATO-s ishte e domosdoshme, e tani Kosova po bëhet gjithnjë e më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s.
Tutje tha se, 23 vjet pas luftës, fqinji ynë verior nuk kërkon falje as nuk i pranon krimet.
“23 vite më parë 19 vende u bashkuan për të ndalur gjenocidin që pati nisur në Kosovë regjimi i Beogradit. 19 shtete arritën konsensus për të bombarduar të ashtuquajturën Republikë Federale të Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit i cili veç se kishte kryer gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Intervenimi ushtarak i NATO-s ishte i drejt dhe i domosdoshëm. Qindra masakra janë kryer në periudhën 1998-99. Fal ndërhyrjes se Aleancës Veri atlantike gjenocidi serb në Kosovë u ndal. Intervenimi ushtark i NATO-s në Kosovë ishte i drejtë dhe i domosdoshëm”, tha Kurti.
Tutje Kurti tha se edhe pas 23 viteve Serbia nuk do të kuptoj krimet e veta.
“23 vjet pas luftës fqinji ynë verior as nuk kërkon falje as nuk do që ti kuptojë e ti pranojë përmasat e krimeve të veta në Kosovë. Në vend se të hap arkivat shtetërore që do të mund të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë dhe të zbuloheshin ekzekutoret e krimeve pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjenocidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardimet”, tha Kurti./arbresh.info/
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...