Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka treguar pesë emra që do t’i votonte për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga lista e Vetëvendosjes.
Haziri në Pressing ka thënë se do ta votonte Liburin Aliu pasi është i anës së tij.
Përvec Aliut, ai ka përmendur Arbërie Nagavcin, Gani Krasniqin e Glauk Konjufcën. Ndërsa për kandidatin e pestë Haziri nuk ka mundur të vendos. Dyshimet e tij ishin ndërmjet Haki Abazit e Hekuran Muratit.
“Arbërie Nagavcin, mu ka dukur si zojë që e ka menaxhu Kuvendin. Liburnin e kam të anës time pak. Gani Krasniqin, pastaj Glauk Konjufcën dhe Haki Abazin ose Hekuran Muratin”, ka thënë Haziri.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka treguar cilët 5 deputetë do i votonte nga radhët e PDK’së.
Haziri ka zgjedhur këta 5 kandidatë:
Bedri Hamza, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...