Policë nga Kosova do ta monitorojnë finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në Tiranë.
Arbresh.info merr vesh se të paktën 40 policë kosovarë do të shkojnë në Tiranë për t’i dalë në ndihmë policëve shqiptarë.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë” tha Kelani.
Kujtojmë se kjo është finalja e parë e një kompeticioni të tillë europian, si dhe për herë të parë zhvillohet në Shqipëri një finale e përmasave të tilla europiane.
Mbrëmë në rrugët e Tiranës pati shumë huliganizëm e ku mbetën të lënduar shumë persona, teksa 2800 efektivë të policisë shqiptare janë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm evropian.
Policia shqiptare ka informacione se nga çdo skuadër do të jenë 400-500 tifozë agresivë./arbresh.info/
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...