Policia në Mitrovicën e jugut ka gjobitur një person i cili gjatë drejtimit të mjetit në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë ka bërë tejkalim në zonën ku është e ndalur me shenjë.
Sipas policisë, kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për tre muaj, shkruan Arbresh.info.
“Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili gjatë drejtimit të mjetit në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë kryen kundërvajtje duke bërë tejkalim në zonën ku është e ndalur me shenjë Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy (2) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për tre muaj (3)muaj.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...