Dy persona janë plagosur si pasojë e gjujatjes me armë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Ndërkaq lidhur me rastin është arrestuar një person teksa tjetri është ende në arrati.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Arbresh.info se është sekuestruar edhe një veturë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nga QKUK për Arbresh.info thanë se gjendja e të lënduarve është stabile teksa shtuan se mosha e tyre është mesatare.
Për këtë rast ka reaguar edhe politikani, Avni Arifi i cili tha se incidenti ka ndodhur para shtëpisë së tij./Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/plagosja-ne-vranjefc-ndodhi-para-shtepise-se-politikanit-te-njohur-kosovar/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar