Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

11:14 | 28 Korrik 2026
E.G

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”.

“Mbrëmë rreth orës 02:00 Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, ka thënë Pllana.

Shpërndaje në rrjete sociale