Në kuadër të ceremonive për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e këtij momenti solemn.
Në fjalën e saj, Presidentja theksoi se një nga shembujt më të fuqishëm të sakrificës është familja Jashari, e cila dha jetën për lirinë e Kosovës.
Ajo e quajti një nder të jashtëzakonshëm dekorimin e familjes Jashari “Në 17 vjetorin e pavarësisë sonë po i bëjmë bashkë sakrificën e këtij akti solemn. Në këtë moment solemn ne nuk përkujtojmë vetëm një datë por po kujtojmë një epokë të lavdishme për popullin tonë. Kujtojmë të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës. Në historinë e njerizimin që një familje e tillë të flijohet për idealin e lirisë duke u bërë motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Jasharët nuk u zmbrapsen asnjëherë ata përqafuan pavdekësinë.”, tha Osmani.
Tutje ajo tha se “Sot titullin hero do të ja ndajmë Shaban Jasharit, kam nderit e jashtëzakonshëm sot ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tersi duke njohur sakrificat e përbashkët të secilin anëtare. Sot do të ndajmë edhe urdhrin heroi dhe heroina për Fehmi dhe Xhevë Ladrovcin ata dëshmuan që lufta për liri është një përkushtim i përbashkët”.
Presidentja theksoi se emrat e atyre që ranë për liri do të mbesin të gdhendur në historinë e Kosovës, duke përfshirë edhe gratë dhe vajzat luftëtare që dhanë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Lufta nuk ishte e përbashkët ku gratë si Xhevë Lladrovvi sakrifikuan po aq sa edhe burrat. Vajza dhe gra tregojnë që emrat tyre do të skaliten. Ata që ranë në fushën e nderit vunë mbi gjithçka idealin e lirisë. Ata do zë mbesin heronjtë tanë të përjetshëm. Sot do të ndahen një numër dekoratash. Historia jonë njeh edhe heronjtë të gjallë që vijnë nga anë të ndryshme të globit.”, shtoi Osmani.
Presidentja Osmani përfundoi duke theksuar se e ardhmja e një kombi matet me dijen dhe edukimin e brezave të ardhshëm. “Me mirënjohje të thellë nderojmë miqtë tanë ndërkombëtar drejt rrugës së lirisë dhe pavarësisë. Sot nderojmë edhe ata që u bënë zëri jonë në arenën ndërkombëtare. E ardhmja e një shteti matet me dijen e brezave”, tha Osmani./Arbresh.info/

Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...