Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme e cila ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.
Sipas LDK-së, ky vendim konfirmon qartazi shkeljet e rënda kushtetuese dhe ligjore nga ana e deputetëve të cilët edhe pas certifikimit si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vijuar të ushtrojnë funksione ekzekutive, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë, shkruan Arbresh.info.
“Gjykata Supreme ka konstatuar qartazi se ministrat e certifikuar si deputetë, në çdo nxerrje vendimi veprojnë në shkelje të rëndë ligjore, kanë uzurpuar dhe po ushtrojnë funksionet në mënyrën e paligjshme dhe arbitrare pas përfundimit të mandatit.”, thuhet në njoftim.
Në emër të interesit publik dhe rendit demokratik kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani thotë se ka ushtruar 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave që kanë vazhduar të marrin vendime si ministra në detyrë, ndonëse ishin certifikuar si deputetë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional të Republikës.
Në këtë drejtim, LDK nesër thekson se do ta deponojë këtë vendim të Gjykatës Supreme në Prokurori si dëshmi e argumentimit tonë në këto 17 kallëzime penale.
“LDK-ja kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të trajtojë me prioritet këto shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore dhe të veprojë pa vonesë mbi bazën e kallëzimeve penale të parashtruara nga deputetët tanë.”, thekson LDK përmes një komunikate.
“Vendimi i Gjykatës Supreme tashmë e ka konfirmuar se kemi të bëjmë me veprime kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
“Kosova nuk mund të lejojë më që institucionet e saj të uzurpohen dhe të keqpërdoren për interesa politike të një partie. Shteti i së drejtës nuk mund të jetë viktimë e arrogancës politike. Zbatimi i ligjit nuk është opsional, por detyrim i panegociueshëm për çdo zyrtar publik.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...