Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bastilles, Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.
Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se 14 korriku nuk është vetëm një përkujtim i së kaluarës, por një përvjetor i vazhdueshëm i lirisë, luftës së njerëzimit për drejtësi dhe i lindjes së qytetarisë moderne, shkruan Arbresh.info.
“Sot, ndërsa festojmë 236-vjetorin e atij momenti themelues të modernitetit, nuk shikojmë vetëm nga e kaluara, por edhe nga e ardhmja. Dhe e ardhmja kërkon që të mos i ruajmë idealet tona vetëm me fjalë; kërkon që t’i përkthejmë ato në politika publike, institucione të qëndrueshme dhe drejtësi të prekshme. Kosova, si një Republikë e re, lindi në frymën e këtyre idealeve. Ne kemi zgjedhur rrugën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, jo vetëm sepse është rruga më e drejtë, por sepse është rruga që e bën vendin të denjë për qytetarët e tij dhe një partner të besueshëm për miqtë e tij”, tha ai.
Në vijim, shprehu mirënjohjen ndaj Francës për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës, gjersa nënvizoi dhe përkushtimin tonë në rrugëtimin drejt integrimit evropian.
Ai falënderoi dhe ambasadorin Guerot për punën në drejtim të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, nga mbështetja institucionale deri te promovimi i bashkëpunimit kulturor dhe universitar./Arbresh.info/

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi