Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përgëzuar institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se krimet e luftës do të ndëshkohen sepse drejtësia nuk ka alternativë.
“Përgëzoj institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999. Krimet e luftës do të ndëshkohen. Që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar në adresimin e krimeve të luftës sepse drejtësia nuk ka alternativë”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...