Deputetët e legjislaturës se VI, të votuar nga zgjedhjet e 11 qershorit, kanë pasur mundësinë që sot ( e mërkurë) nga ora 10:00 të bëjnë regjistrimin e tyre si deputet.
Vetëm sot janë regjistruar gjithsej 46 deputetë.
Nga liderët e partive politike është regjistruar presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj e deputetët të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, AAK, LDK e PDK.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, para mediave ka thënë se aktualisht me LDK-në janë duke diskutuar rreth programeve qeverisëse për formimin e Qeverisë së ardhshme.
Po ashtu edhe, Ilir Deda tha sot se koalicioni PAN do të dështoj ta krijoj Qeverinë dhe se këtë do ta bëjë koalicioni LAA bashkë me Vetëvendosjes.
Regjistrimi i deputetëve do të vazhdoj deri të premten me 28 korrik./Arbresh.info
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...