Organizatat jo qeveritare kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e primit të sigurimit kufitar apo siç njihet “Kartoni i Gjelbër”, nga 1 korriku e deri në fund të vitit.
Këto organizata e kanë quajtur të paarsyeshëm këtë vendin të Qeverisë.
“Ne e shohim këtë vendim të Qeverisë si të pamatur dhe palogjikshëm në kontekstin social e politik në të cilin gjindemi. Pavarësisht fuqisë së madhe politike që i lejon për të marrë vendime të tilla, Qeveria duhet të tregohet e matur dhe serioze, duke i shmangur vendimet populiste dhe të ngutshme që e fusin shtetin e Kosovës në obligime që në këtë periudhë nuk do të duhej të ishin parësore, duke e marrë parasysh mirëqeninen e ulët ekonomike në vend”, thuhet në këtë reagim.
Gjithashtu, ata e kanë konsideruar këtë vendim si tendencë për keqpërdorim të parasë publike.
“Ky vendim është tendencë e qartë për keqpordorim të parasë publike përmes financimit nga buxheti i Republikës, buxhet i cili në asnjë rrethanë nuk i dedikohet subvencionimit të shërbimeve të shtrenjta të sigurimit të autopërgjegjësisë që rezulton nga veprimi privat i ngasësve të tyre. Për më tepër, buxheti është rrjedhojë e një kontributi të një shumice të varfër të qytetarëve, e i cili reflekton detyrimin për shpenzimin maksimalisht racional dhe vetëm për objektiva që janë të domosdoshme e që kanë për qëllim një ineteres publik të Republikës”.
Tutje, këto organizatat jo qeveritare kanë thënë se Qeveria e Kosovës nëpërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit duhet të bëjë përpjekje konkrete që ta fus Kosovën në Kartonin e Gjelbër, e jo të ndërmarrë veprime që shkaktojnë shpenzime luksi në kurriz të qytetarëve.
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...