Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi morrën pjesë në ngjarjen e shënimit të punës rekord të ofrimit shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë vitit 2023 në Klinikën e Kardiologjisë
Ministri Vitia u informua nga Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi se janë realizuar 4050 koronarografi, shkruan Arbresh.info.
Sipas ministrisë, kjo shifër shënon një rritje impresionuese prej 1121 koronarografi më shumë se në vitin paraprak.
Po ashtu, janë bërë 3458 stentime dhe 2205 procedura të stentimeve.
Gjithashtu, Vitia u njoftua edhe për numrin e vizitave ambulantore në këtë klinikë, ku brenda këtij viti janë ofruar 16733 shërbime ambulantore në ambulancat specialistike në Klinikën e Kardiologjisë.
2669 më shumë se sa viti i kaluar, bnë të ditur ministra.
Ndërkaq Vitia e vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e palodhur të stafit të Klinikës së Kardiologjisë dhe potencoi se me qëllim të zvoglimit të listës së gjatë të pritjes dhe jo vetëm, Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar Planin e Veprimit për Kardiologjinë invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, plan ky i buxhetuar në 4,612,110.85 E.
“Ky plan përfshin një investim të rëndësishëm në infrastrukturë dhe personel, duke synuar rritjen e numrit të procedurave invazive kardiake, rritjes të numrit të kardiologëve intervent, infermierëve dhe stafit mbështetës, si dhe orarit të ri.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...