Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e 67-të të Qeverisë, ripërsëriti edhe njëherë zotimet të cilat i ka realizuar në periudhën një vjeçare të qeverisjes, raporton arbresh.info.
Kurti tha sot se për një vit qeverisje kanë punuar pa e pasur asnjë skandal, me transparencë e llogaridhënie.
“Punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit,. Andaj ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipit e kolegët tuaj në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë”, tha Kurti.
Sipas tij, brenda një viti u imunizua 60% e popullsisë kundër covi-19, ku u hap përsëri jeta shoqërore dhe ekonomike.
“Së bashku kemi përmbushur zotimin që brenda vitit të vaksinojmë mbi 60% e popullsisë së vaksinuar dhe sot kemi hapur ekonominë dhe jetën shoqërore dhe ngjarjet kulturore e sportive që na kanë munguar shumë gjatë”, tha ai.
Tutje Kurti, ceku edhe krizën e energjisë elektrike dhe masat për parandalimin e saj.
“Krahas pandemisë kishim krizën e energjisë e cila ende nuk ka kaluar së bashku kemi marr masat emergjente duke subvencionuar koston shtesë në mënyrë që kriza të mos i rëndoj ata që fitojnë më së paku”, tha Kurti.
Ndërkaq, ai shtoi se ky vit ishte vit i kthesës drejtë zhvillimit.
“S’ka dyshim që problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat që i kemi përpara janë edhe më të mëdha, mirëpo qytetarët na kanë besuar ne që ta bëjmë ndryshimin. Ky vit ishte vit i kthesës drejtë zhvillimit”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...