Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit përveq boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e kumbullave ka mbjellur edhe vneshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se veriut të Kosovës i duhet duhet prezencë, gjallëri e zhvillim, shkruan Arbresh.info.
“Toka e Kosovës është thesar në vetvete! Ky thesar shndërrohet në ar kur gjejmë damarëve të dheut amanetin e të parëve tanë e kur të njëjtin amanet ua përcjellim edhe fëmijëve tanë si udhërrëfyes për begatinë.”, ka shkruar Peci.
Postimi i plotë:
Dashurisë së përhershme për Kosovën i është bashkangjitur edhe dashuria për bujqësinë!
E si shkëndijë dhe motiv për dashurinë e re – bujqësinë, ka shërbyer puna dhe djersa e gjithë atyre bujqëve e blegtorëve me duar të arta që pata fatin t’i takoj dhe ndihmoj gjatë këtyre viteve si Ministër i Bujqësisë.
Janë rreth 1420 fidane të kulturave të ndryshme, të cilat kanë lëshuar rrënjë e marrin frymë thellësive të dheut të vendlindjes.
Thirrjes sime se toka nuk duhet lënë djerrinë si Ministër i Bujqësisë, e kam kthyer në obligim për Fatonin si individ e qytetar i Republikës së Kosovës.
Përveç tjerash, Veriut të Kosovës i duhet prezencë, gjallëri e zhvillim. E kjo është edhe një nga mënyrat se si, tokës sonë të të parëve, t’ia shtojmë vlerën e t’ia dijmë rëndësinë.
Përveç boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e kumbullave në Zhazhë mbolla edhe vneshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.
Toka e Kosovës është thesar në vetvete! Ky thesar shndërrohet në ar kur gjejmë damarëve të dheut amanetin e të parëve tanë e kur të njëjtin amanet ua përcjellim edhe fëmijëve tanë si udhërrëfyes për begatinë.
E dua Kosovën!
E dua Vendlindjen!/Arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...