Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi në nëj autobus urban në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur, shkruan Arbresh.info.
“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur.”, tha për Arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
“Viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdejka e tij.”
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë, bën të ditur Ahmeti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...