Ushtarët italianë të KFOR-it të Batalionit të Forcës Operative Rezervë (ORF), kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare.
“Patrullimet, si me automjete ashtu edhe në këmbë, kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit dhe ruajtjen e një pranie të vazhdueshme në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si mekanizma të sigurisë,” thuhet në njoftimin e NATO-s./Arbresh.info/
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...