Sot, me datë 23 dhjetor 2021, është mbajtur Kuvendi i Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”.
Në Kuvendin përmbyllës të Shoqatës për vitin 2021, u shqyrtua vetëm një pikë e rendit të ditës e cila përfshinte raportin e punës 1 vjeçare të Shoqatës për këtë vit.
Gjithashtu, në këtë takim ku ishte prezent edhe Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, z. Ruzhdi Kurtishaj, u diskutuan edhe prioritetet e Shoqatës së Naftëtarëve për vitin e ardhshëm.
“Njëherit, Shoqata e Naftëtarëve shprehet falënderuese ndaj Qeverisë Kurti, specifikisht ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari, për Ligjin e Naftës i cili ka kaluar në lexim të parë, me shpresën që ky Ligj do të kalojë sa më shpejtë edhe në leximin e dytë”, thuhet nw njoftim./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...