Policia e Kosovës sot ka sekuestruar mjete tё mprehta, boksa metali, revole shkrepse, shufёr metalike tek tre persona nё Pejё.
Sipas njoftimit, këto sekuestrime janë realizuar gjatë planit Operativ, “Qarshija e Gjatё” në rrugën “Qarshia e Gjatё”, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot ka realizuar planin Operativ, “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.
Duke përfillur procedurat ligjore, tek tre (3) persona tё dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:
• Gjashtёdhjetё e gjashtё (66) mjete tё mprehta (brisk)
• Pesё (5) boksa metalik
• Dy (2) revole shkrepsё
• Njё (1) shufёr metali”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...