Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen Boja, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, profesorit dhe ish-kryetarit (myftiut) të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Rexhep Boja.
Në telegram, ndër të tjera, thuhet:
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Rexhep Bojës, myftiut shumëvjeçar të BIK-ut.
Ndarja nga jeta e z. Boja është humbje e madhe për familjen, miqtë, besimtarët islamë dhe mbarë popullin e Kosovës.
Ne do ta kujtojmë përherë z. Boja si njeri të urtë, i cili, duke qenë në krye të Bashkësisë Islame në vitet më të vështira nëpër të cilat po kalonte Kosova, gjatë viteve ’90, ndikoi që solidariteti, besimi dhe paqja ndërmjet qytetarëve të Kosovës të kultivoheshin e të thelloheshin më tej.
Po kështu, ai la gjurmë edhe në përfaqësimin e Republikës së Kosovës, duke shërbyer, përveç tjerash, edhe si ambasador fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite. La një kontribut të çmuar edhe në sferën akademike.
I përjetshëm qoftë kujtimi për dr. Rexhep Bojën”, thuhet në telegramin e Presidentes Osmani dërguar familjes Boja. /arbresh.info/
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...