Katër persona janë arrestuar në Pejë të dyshuar si të përfshirë në veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.
“Me kerkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe jane arrestuar dhe ndaluar me udhër të Prokurorit të Shtetit katër përsona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rembim”, ka thënë Nikçi.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksioni në fjalë erdhi si rezultat i hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, në rajonin e Pejës dhe Prishtinës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Operacion policor në Prishtinë e Pejë kundër fajdeve, arrestohen tre persona
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...