Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në fajde.
Sipas policisë, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor, shkruan Arbresh.info.
“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.”, thuhet në njoftim.
“Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, thuhet tutje./Arbresh.info/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...